PDK: Hipokrizi që Kurti flet për Kushtetutën kur partia e tij e ka shkelur atë NULL NULL 16.06.2025 17:32 16.06.2025 17:32 Albin Kurti dhe Memli Krasniqi Lidhur me deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për shkelje të Kushtetutës së Kosovës, kanë reaguar edhe nga PDK-ja. Deputetja e betuar e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se është pikërisht Kurti dhe VV-ja që kanë shkelur Kushtetutën në mënyrë të përsëritur, transmeton Klankosova.tv. Ajo përmendi votimin e fshehtë që po kërkohet në seancat e fundit konstituive, e që thotë se një gjë e tillë nuk mund të bëhet pa përfshirjen e të gjitha grupeve parlamentare. “Nuk mund të imponohet vullneti politik në emër të rregullave kushtetuese, duke i përdorur institucionet si zgjatim të partisë”, ka shkruar tutje Deliu në Facebook. “Është hipokrizi që Albin Kurti po flet për Kushtetutën, kur është pikërisht ai dhe partia e tij që e kanë shkelur atë në mënyrë të përsëritur. Nuk mund të ketë votim të fshehtë pa procedurë ligjore dhe pa përfshirjen e të gjitha grupeve parlamentare. Nuk mund të imponohet vullneti politik në emër të rregullave kushtetuese, duke i përdorur institucionet si zgjatim të partisë. Ky është thelbi i kapjes së shtetit”, deklaroi deputetja. Lidhur me deklaratën e Kurtit, gjatë ditës së sotme kanë reaguar edhe zyrtarë të LDK-së, ku VV-së ia përmendën shkeljet e Kushtetutës, të bëra nga kjo parti. LDK i kundërpërgjigjet Kurtit, ia renditin se sa herë Qeveria e tij ka shkelur Kushtetutën *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani uron Fazliun për medaljen botërore: Tregove shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë 8 minuta më parë
Kosova Një ditë para vizitës së Osmanit, ura e Budapestit dekorohet me flamuj të Kosovës 1 orë më parë
Kosova Çka “fluturoi” gjatë natës mbi qiellin e Kosovës, pamjet që po qarkullojnë (VIDEO) 2 orë më parë