PDK e Gjilanit: Buxheti i 2016-së sjellë fukarallak NULL NULL 01.10.2015 15:02 01.10.2015 15:02 Grupi i Këshilltarëve Komunal të PDK-së në Gjilan në një kumtesë për media thekson se miratimi i buxhetit të zvogëluar nga Kuvendi Komunal i Gjilanit për vitin 2016, do të sjell vetëm fukarallak dhe rritje të problemeve serioze me të cilat do të ballafaqohet qytetari i Gjilanit. Sipas tyre me këtë buxhet komuna e Gjilanit nuk mund të ketë stabilitet financiar dhe as mbijetesë institucionale të cilat veç se tani janë në krizë serioze. Grupi i Këshilltarëve Komunal nga radhët e PDK-së shprehet më tej se për vitin e ardhshëm uk mund të flitet për ndonjë zhvillim pozitiv në asnjë fushë dhe në dobi të qytetarëve gjilanas, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025