PDK: Bahtirit i duhen situata të tilla për ta tërhequr vëmendjen nga dështime NULL NULL 02.06.2016 11:09 02.06.2016 11:09 Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë ka dënuar incidentin që ka ndodhur në orët e para të së enjtes, me ç’rast është shtënë me armë zjarri në drejtim të objektit komunal. PDK-ja konisdeon se ky është një rast i papranueshëm dhe kërkon nga organet përgjegjëse që të zbardhin rastin. Në të njëjtën kohë, PDK-ja vlerëson se kjo situatë është pasojë e veprimeve dhe mashtrimeve të kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri. “Premtimet e tij të parealizuara për punësim, rëndimi i jetës së qytetarëve, e ka bërë të padurueshme jetën e qytetarëve”. “Megjithatë, PDK-ja u bënë thirrje qytetarëve që të jenë të matur dhe të mos provokohen nga veprimet e këtij kryetari të papërgjegjshëm. Bahtirit i duhen situata të tilla për ta tërhequr vëmendjen nga dështimet e tij”. “Ai e kthyer komunën në pronë familjare, ku defilojnë si kauboj të afërmit e tij të armatosur, duke i përjashtuar nga komuna qytetarët, të cilët e kanë votuar. Pozitën e kryetarit e ka shfrytëzuar për t’i punësuar të afërmit dhe për të realizuar objektivat e tij personale e familjare, duke rënduar tejmase jetën e qytetarëve” thuhet në një kumtesë për media të degës së PDK-së. transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.