Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

PD: Shmangni provokimet

NULL NULL
09.05.2015 16:31
Partia Demokratike ka reaguar mesditën e sotme për dhunën në Maqedoni, ndërsa apelon për shqiptarët që të ruajnë gjakftohtësinë

Me anë të një deklarate për mediat, PD i bën thirrje të hapur shqiptarëve në  Maqedoni, që të shmangin provokimet.

“Partia  Demokratie”po ndjek me shqetësim të thellë situatën në Maqedoni, në zonën e Kumanovës. Lajmet se si pasojë e konfliktit kanë humbur jetën disa persona, midis tyre edhe fëmijë, janë thellësisht tronditëse.

Fakti se konflikti po zhvillohet në një zonë të populluar, mbart rrezikun e lëndimit apo dëmtimit të civilëve të tjerë. Dhuna dhe mjetet e forcës janë rruga më e gabuar për të zgjidhur problemet.

Partia Demokratike u bën thirrje autoriteteve maqedonase të garantojnë jetën dhe pronën e popullatës civile. Përdorimi disproporcional i forcës është i dëmshëm.

Partia Demokratike  i kërkon popullatës shqiptare dhe faktorit politik shqiptar në Maqedoni, të ruajnë gjakftohtësinë dhe të shmangin provokimet.

Stabiliteti dhe integrimi Euroatlantik i Maqedonisë është interes jetik i qytetarëve të saj. Respektimi i plotë i marrëveshjes së Ohrit është një rrugë e sigurtë drejt këtij qëllimi”, thuhet më tej në deklaratë. /albeu.com/

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.