PD: Policia e Ramës ka rrëmbyer kuksianët NULL NULL 01.04.2018 20:51 01.04.2018 20:51 Kreu i PD-së Lulzim Basha i shoqëruar edhe nga dhjetëra deputetë të opozitës ka akuzuar Edi Ramës se po ushtron terror ndaj Kukësit dhe kuksianëve. Sipas Bashës, ‘policia e Edi Ramës është hedhur në aksion tipik diktatorial. Arrestimet në mes të natës kanë vetëm një qëllim, terror ndaj Kukësit dhe shqiptarëve që ata të mos ngrihen’. Pjesë nga deklarata e kreut të PD-së, Lulzim Basha: Prokuroria dhe policia patën 1 javë për të arrestuar trafikantin ndërkombëtar Arbër Çelaj, që bashkë me pushtetarët socialistë trafikuan 613 kilogramë kokainë. Po të njëjtët dje mobilizuan qindra e qindra policë për të arrestuar qytetarët kuksianë. E njëjta polici, që lë të lirë Agron Xhafën, Habilajt etj., me urdhër nga Edi Rama u hodh në sulm për të arrestuar popullin kuksian. Policia e Edi Ramës është hedhur në aksion tipik diktatorial. Arrestimet në mes të natës kanë vetëm një qëllim, terror ndaj Kukësit dhe shqiptarëve që ata të mos ngrihen. Shumica e qytetarëve janë rrëmbyer në mes të natës nga policia. Kjo përbën vepër të rëndë penale, atë të rrëmbimit. Për këtë akt kriminal, këshilltarët bashkiakë kanë kallëxuar penalisht policinë dhe prokurorinë e Kukësit. Ne nuk tërhiqemi, kërkojmë lirimin e menjëhershëm të protestuesve. Ata duhet të hetohen në gjendje të lirë. I bëj thirrje prokurores së përgjithshme të përkohshme që të ndalë menjëherë së vepruari si zyrë e Edi Ramës. I bëj thirrje qytetarëve të Kukësit, të mos tremben e tërhiqen sepse jeni duke luftuar për të drejtën tuaj. Kukësi ka njohur luftëra të shumta, e diktaturë, por kuksianët kurrë nuk janë ulur. Edi Rama është një plaçkitës. Ne jemi me ju, e gjithë Shqipëria është me ju, të gjithë shqiptarët nga Prishtina në Sarandë janë me ju./syri.net *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Shqipëria synon rritjen e buxhetit për ushtrinë në 5% të BPB-së në 10 vitet e ardhshme 25/06/2025
Kosova Kelmendi: Hoxhaj në Rubikon pro koalicionit me LVV-në, Memli në një studio tjetër kundër 25/06/2025