Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

PD pëkrah vendimin e Qeverisë për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore

NULL NULL
25.03.2020 10:04

Pas shpalljes në Fletoren Zyrtare të gjendjes së fatkeqësisë natyrore për shkak të koronavirusit nga ana e ekzekutivit, reagon Partia Demokratike.

Përmes një deklarate, PD ka përshëndetur vendimin, që vjen sipas saj “5 ditë pas kërkesës zyrtare të Kryetarit të Opozitës Lulzim Basha”.

Sipas saj, shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore duhet plotësuar “me vendimin për masat e kompensimit të dëmeve, procedurat, afatet, strukturat shtetërore përgjegjëse për vlerësimin e dëmeve, si dhe dëmet dhe subjektet që kompensohen”, duke i kujtuar qeverisë se “sipas Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, është detyrim i shtetit shqiptar të përgjigjet për dëmet që shkaktohen nga pasojat e një fatkeqësie”./A2/

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme