Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

PD-ja kallëzon në SPAK 73 deputetë të mazhorancës

NULL NULL
02.10.2024 12:42
Partia Demokratike e Shqiperise
Foto: Arkiv

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Shqipërisë ka kallëzuar në SPAK 73 deputetë të mazhorancës, përfshirë edhe kryeministri Edi Rama.

Opozita i akuzon përfaqësuesit socialistë se kanë konsumuar në bashkëpunim dy vepra penale, atë të “pengimit të ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës kushtetuese” dhe “mosekzekutim pa shkaqe të përligjura të vendimit të kësaj gjykate”, lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Sipas deputetëve demokratë, ky veprim përbën jo vetëm minim të demokracisë dhe rrënim të besimit të qytetarëve tek Gjykata Kushtetuese dhe sistemi i drejtësisë, por gjithashtu edhe veprim të kundërligjshëm që dënohet nga Kodi Penal, raporton TV Klan, transmeton Klankosova.tv.

“Në këtë kuptim, deputetët e kallëzuar nga ana jonë, përmes vendimeve të shumicës në Kuvendin e Shqipërisë, kanë kryer veprime aktive me qëllim që të mos ekzekutohet apo pengohet ekzekutimi i dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Ky mosekzekutim është bërë pa shkaqe të përligjura, edhe pse ato shprehimisht kanë qenë të ngarkuara nga Gjykata Kushtetuese me ekzekutimin e këtyre vendimeve gjyqësore, me qëllim favorizimin e koleges së tyre Olta Xhaçka, që ka interes personal për mosekzekutimin e këtij vendimi”.

E teksa grupi Parlamentar i PD-së ka kërkuar nga SPAK-u që të regjistrojë procedimin penal ndaj 73 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, shumica i është drejtuar për opinion Komisionit të Venecias lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka që pritet ta shqyrtojë në mbledhjen e datës 6-7 Dhjetor, transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.