(Pa)Zotimet e Kurtit: Premtoi lirime, u bë “qeveria e shtrenjtimeve” (VIDEO) NULL NULL 21.01.2025 20:29 21.01.2025 20:29 Lista e artikujve ishte e gjatë, por asnjë nga zotimet për uljen e çmimeve të tyre nuk u realizua në këto katër vjet qeverisjeje të Albin Kurtit. Këtë e kanë thënë edhe qytetarët që i vuajnë shtrenjtimet e ushqimeve e artikujve bazikë, e madje disa prej tyre janë shprehur se çmimet janë rritur dyfish më shumë, raporton Klan Kosova. Njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu për Klan Kosova ka thënë se situata ekonomike është rënduar meqë siç ka thënë ai, pagat nuk janë rritur. Sipas Gërxhaliut, rritja është si pasojë e tkurrjes së eksporteve në vend dhe u shpreh se në katër vitet e fundit rritja ka qenë prej 50% në vlerat e produkteve. Për më tepër, ndiqni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova: