Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Paul Ruddi u ndie çuditshëm që ishte pjesë e episodit të fundit të Friends

NULL NULL
20.02.2023 21:30

Aktori Paul Rudd ka thënë që është ndier çuditshëm duke qenë pjesë e episodit të fundit të Friends.

Ruddi i cili në hit-serinë komike luante Mike Hanniganin, rolin e të dashurit të njërës prej protagonsidteve, Phoebet, ishte bërë pjesë e kastit më 2002, në episodin e tretë të sezonit të nëntë.

“Krejt ajo punë më duket paksa surreale, duhet ta them, që isha pjesë e saj,” ka thënë Ruddi për Heart Breakfast.

“Sepse unë u pata bërë pjesë kah fundi…kurrë s’ma kishte marrë mendja që do të isha në aq shumë [episode] sa isha”.

“Ama edhe më vinte çuditshëm. Isha në episodin e fundit dhe vetëm mendoja, ‘Unë s’kam se çfarë lyp këtu. Po zë një ulëse në rreshtin e parë për gjëra që nuk duhet t’i shoh”.

“Ata të gjithë po qanin, ishte shumë emocionuese, dhe unë isha disi, ‘Woah.’ Ndihesha shumë i privilegjuar mirëpo thosha, ‘oh vetëm do të ulem këtu dhe nuk do të përzihem’”.

lajme të ngjashme