Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Paul McCartney dhe Ringo Starr ribashkohen për dy këngë (VIDEO)

NULL NULL
15.07.2019 19:30

Paul McCartney u ribashkua me Ringo Starr për t’i performuar dy këngë klasike të Beatles gjatë koncertit të Macca-s të shtunën në stadiumin Dodger, në Los Angeles.

“E kemi një befasi për ne, një befasi për ju, një befasi për të gjithë: Zonja dhe zotërinj, një dhe i vetmi, Ringo Starr”, e prezantoi kolegun e dikurshëm nga bendi legjendar.

Pas një përqafimi të shpejtë – “Të dua, njeri!”, i tha McCartney – timpanisti u ul në vendin e tij dhe bashkërisht nisën “Sgt. Pepper’s Lonely Hearts Club Band (Reprise)”, pastaj edhe “Helter Skelter”.

Në fund, Starr e falënderoi McCartney-n dhe publikun, me simbolin e tij të mirënjohur “Paqe dhe Dashuri” (“Peace and Love”), njofton Klan Kosova.

 

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.