Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Paul McCartney bëhet muzikanti i parë miliarder në Mbretërinë e Bashkuar

NULL NULL
17.05.2024 21:01
GLASTONBURY, ENGLAND - JUNE 25: Paul McCartney performs on The Pyramid Stage during day four of Glastonbury Festival at Worthy Farm, Pilton on June 25, 2022 in Glastonbury, England. (Photo by Harry Durrant/Getty Images)

Sir Paul McCartney ka hyrë në klubin e miliarderëve, duke u bërë muzikanti i parë britanik që grumbullon një pasuri të tillë, sipas renditjes vjetore të Sunday Times.

Sipas kësaj renditjeje të 350 pasurive më të mëdha të vendit të publikuar sot, 82-vjeçari i grupit The Beatles ngjitet në vendin e 165-të duke shijuar frytet e koncerteve të tij të shumta dhe të drejtave të autorit.

Në përgjithësi, sipas Sunday Times ‘Rich List’, Britania e Madhe ka 165 miliarderë, gjashtë më pak se vitin e kaluar dhe 12 më pak se rekordi i vitit 2022 prej 177 miliarderësh.

Sir Elton John, Lord Lloyd-Webber dhe David dhe Victoria Beckham ishin disa prej emrave të njohur në listë, transmeton Klankosova.tv

lajme të ngjashme