Patinazhistes franceze i ndodhi më e keqja – iu zhvesh fustani gjatë përformancës (FOTO) NULL NULL 19.02.2018 15:21 19.02.2018 15:21 Gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë një valltareje akulli i ka ndodhur francezes, Gabriella Papadakis, në garën e saj në Lojërat Olimpike në Pyeongchang, njofton Klan Kosova. 22 vjeçarja sapo kishte filluar pikën artistike me partnerin e saj, Guillaume Cizeron, kur një pjesë e fustanit iu zhvesh dhe kështu iu ekspozuan gjinjtë. Ajo tha se e ndjeu menjëherë se çfarë ndodhi, por vazhdojë përformancën e saj me partnerin, të cilët, përkundër asaj që ndodhi, përfunduan në vendin e dytë në stilin “vallëzim i lirë”. “Ishte me të vërtetë moment shpërqendrimi”, tha Papadakis. “Makthi im më i madh në Lojërat Olimpike, por i thash vetës ‘duhet të vazhdosh’”. “Atë edhe e bëmë, prandaj duhet të jemi krenarë për vetën, dhamë një përformancë të mrekullueshme, përkundër asaj që ndodhi”. Ata morën gjithsejtë 81.93 pikë, duke mbetur prapa qiftit nga Kanada, Tessa Virtue e Scott Moir, që thyen edhe rekordin botëror me 83.67 pikë. klankosova.tv