Pati telashe gjatë nisjes, inspektohet aeroplani i linjës Shtutgard-Prishtinë NULL NULL 26.07.2019 14:02 26.07.2019 14:02 Të mërkurën aeroplani i kompanisë ajrore ALK Airlines (ALK JSC) me regjistrimin LZ-MVK, gjatë fazës së nisjes së fluturimit nga Shtutgarti për në Prishtinë (nr. i fluturimit VBB3208), ka pësuar një rrjedhje të lëngut hidraulik nga aktivizuesi i spoilerit të fluturimit në krahun e djathtë. Ekuipazhi i fluturimit e ka ndërprerë nisjen dhe ka kthyer aeroplanin në platformë duke i zbritur të gjithë udhëtarët nga aeroplani, ndërsa kompania ajrore është munduar ta riparojë defektin e shkaktuar. Mekanikët e angazhuar nga kompania kanë rregulluar defektin dhe përfundimisht, aeroplani është nisur nga Shtutgarti rreth orës 18:40 dhe ka arritur në Prishtinë në orën 20:24, me një vonesë të përgjithshme prej 6 orësh e 24 minutash. Siç bën të ditur Autoriteti i Aviacionit Civil të nesërmen, (më 25 korrik 2019), inspektorët e saj kanë kryer një inspektim SAFA (inspektim në platformë i mjeteve ajrore të operatorëve të huaj) të aeroplanit LZ-MVK të ALK Airlines, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. “Gjatë këtij inspektimi, inspektorët nuk kanë konstatuar ndonjë gjetje që do të ndikonte në sigurinë e këtij mjeti ajror për fluturim”. ” AAC është në dijeni për pakënaqësitë e udhëtarëve për situatën e krijuar lidhur me vonesën e fluturimit VBB3208 të kësaj kompanie ajrore për të cilat shprehim keqardhje, por njëkohësisht i informojmë të gjithë udhëtarët se sipas legjislacionit në fuqi mund të kërkojnë kompensim nga kompania ajrore për vonesën e shkaktuar”, thuhet në një njoftim të Autoritetit të Aviacionit Civil, transmeton Klan Kosova.. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Torta për Simiqin”, Behrami i reagon Zybës: Për shpifjet tua, do ndjekim procedurat ligjore 29/06/2025