Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Pati lëshime të mëdha”, thotë Bulliqi për demarkacionin me Malin e Zi (VIDEO)

NULL NULL
19.05.2022 10:12

Ish-kryetari i Komisionit shtetëror për demarkacionin e kufirit mes Kosovës e Malit të Zi, Shpejtim Bulliqi, në Sytë 7 në Klan Kosova ka folur për deklarimet e presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Malazezi, të mërkurën gjatë konferencës me presidenten Vjosa Osmani, bëri me dije se mund të rishqyrtohet demarkacioni.

Për këto qëndrimi, Bulliqi tha se “ Gjukanoviq është njëri prej akterëve kryesor që ka informacione gjithçka çka ka ndodh me demarkimin e vijës kufitare. Jam shumë i kënaqur me deklaratat e Gjukanoviqit që i bëri dje. Ne si Komision shtetëror kemi punuar shumë, në mënyrë që të tregohet që ai kufi është bërë gabim nga ish komisioni shtetëror”.

Bulliqi që është aktualisht kryetar i Podujevës në Klan Kosova tha se si Komision kishin bërë një raport mbi 800 faqe, të cilat kanë treguar që vija kufitare mes Kosovës e Malit të Zi ka pasë lëshime.

Sipas tij “lëshime më të mëdha ka në sektorin e Kullës dhe Qakorrit, ku vija kufitare ka ra në brendësi të territorit të Kosovës diku 5 kilometra në dëm të territorit të Kosovës”.

I njëjti, beson se “Kurti dhe Qeveria, është zotuar që do të punoj shumë në këtë aspekt, në mënyrë  që të bëhet korrektimi i atyre lëshimeve që janë bërë”.

Por, nëse vërtetohet se ky demarkim është bërë gabim, Bulliqi u pyet në Sytë 7, se a duhet të japë llogari dikush.

I njëjti tha se me Kushtetutë të vendit, integriteti territorial është i mbrojtur, dhe çdonjëri që bënë cenim të integritetit territorial të vendit i ka repurkusionet e veta, “për këtë aspekt ne nuk jemi kompetentë. Janë organet e drejtësisë që i vlerësojnë gjitha këto”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.