“Pastrimi” thotë se Komuna u zotua që t’ia paguajë borxhin NULL NULL 17.06.2025 18:08 17.06.2025 18:08 Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka marrë një zotim nga Komuna e Prishtinës, që të bëhet pagesa e mjeteve të arkëtuara nga Komuna për shërbimin e grumbullimit të mbeturinave, Sipas njoftimit të “Pastrimit” ky shërbim është kryer nga ta për më shumë se katër muaj, pa asnjë ndërprerje, përcjell Klankosova.tv. “Ky obligim financiar është i konfirmuar me vendim gjykate, e cila njeh vlefshmërinë e kontratës dhe punës së kryer nga “Pastrimi”. Rikujtojmë se pagesa e mbeturinave duhet të bëhet drejtpërdrejt në KRM “Pastrimi”, sipas rregullores së Kuvendit Komunal, vendim ky që është validuar nga Gjykata Supreme e Kosovës”, thuhet në njoftim. Në kuadër të këtij zotimi, “Pastrimi” thotë se komuna është zotuar të bëjë edhe pagesën për shërbimin e kryer nga ta prej 2.5 milionë euro. “Komuna është zotuar të bëjë edhe pagesën për shërbimin e kryer nga KRM “Pastrimi” prej 2.5 milionë euro, që i detyrohet ndërmarrjes sonë, përmes procedurës së ndërmjetësimit/ gjykatës, më së largu dy javë”. “Theksojmë se ky zotim duhet të formalizohet dhe të nënshkruhet sa më parë, për të garantuar stabilitetin financiar të ndërmarrjes, mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe ofrimin pa pengesa të shërbimeve për qytetarët”, thuhet tutje në njoftim. Në lidhje me këtë, Komuna e Prishtinës tha se janë pajtuar që çështjen e pagesës së shërbimeve të kryera gjatë periudhës janar-maj ta adresojmë në Gjykatën kompetente dhe kjo çështje të zgjidhet me marrëveshje, ndërmjetësim. P”as vendimit të Gjykatës Supreme, jemi pajtuar që KRM Pastrimi të bëjë inkasimin vet për shërbimin e ofruar të mbledhjes së mbeturinave. Dhe në këtë kuadër, mjetet e inkasuara nga Kryeqyteti gjatë kësaj periudhe, në afat të menjëhershëm të tranferohen tek ndërmarrja Pastrimi”. “Në fund, dërshirojmë t’i njoftojmë qytetarët e Prishtinës se të gjithë qytetarët që kanë kryer pagesat gjatë këtij viti ne Kryeqytet, lista do t’i përcillet Ndërmarrjes Pastrimi dhe pagesat e tyre do të njihen dhe pranohen”, thuhet tutje në njoftimin e komunës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.