Pastrim e fidane të reja në Ditën e Tokës (VIDEO) NULL NULL nga Valdrin Ibishi 05.06.2021 20:33 nga Valdrin Ibishi 05.06.2021 20:33 Dita Botërore e Mjedisit është shënuar të shtunën në Kosovë me një organizim të bërë nga organizata joqeveritare “Ta Pastrojmë Kosovën”. Aty morën pjesë këtu drejtues të institucioneve si ministri i Mjedisit, Liburn Aliu si dhe ajo e Arsimit, Arbërie Nagavci. Aliu me këtë rast tha se është me rëndësi që kjo ditë të shërbejë për vetëdijesim. Mbrojtja e ambientit në këtë zonë, por edhe pjesë tjera në Kosovë u tha se do të jetën prioritet edhe nga ministrja Nagavci. Kurse, organizatorët kërkuan nga institucionet që të punojnë më shumë në ruajtjen e hapësirave të gjelbëruara. Nga kryeqyteti, aktiviteti i të shtunës vazhdoi edhe në Fushë Kosovë. Por, udhëtimi që zgjati për afro dhjetë minuta u bë me një mjetë transportues mjaft të veçantë. Aktivistët e disa prej organizatave pjesëmarrëse thanë se ngjarje të tilla i duhen vendit më shumë. Pos aktivitetit për mbledhje të mbeturinave, këtu u mbollën edhe 30 drunj, ato u dhuruan nga një kompani kosovare.