“Pasioni për gatim, qysh nga fëmijëria”, udhëtimi i gazetares Vesa Rama në botën e kuzhinës (VIDEO) NULL NULL 18.03.2026 16:57 18.03.2026 16:57 Vesa Rama-Ago, redaktore në portalin Klankosova.tv Gazetarja e Klan Kosovës, Vesa Rama-Ago ka ndarë me publikun pasionin e saj për gatim. Në emisionin “Ora e Pasdites”, Vesa rrëfeu se gatimin e ka pasion qysh nga fëmijëria, transmeton Klankosova.tv. “Me kalimin e kohës e kam perfeksionuar, dhe mendoj që gatuaj shumë mirë. Jam e mirë sidomos në gatime tradicionale, por edhe në ëmbëlsira”, u shpreh gazetarja në Klan Kosova. Vesa është mjaft e njohur edhe në platformën e TikTok-ut, në të cilën ndanë pjesë nga ushqimet që i përgatit, dhe për këtë merr mbështetje të madhe nga përdoruesit e këtij aplikacioni. Ndër të tjera, gazetarja përgjatë emisionit përgatiti edhe një ëmbëlsirë të shijshme e të shpejtë.