Pasioni i veçantë i avokatit nga Peja, tuboi mbi 1 mijë e 500 sëpata (VIDEO) NULL NULL 08.07.2025 11:02 08.07.2025 11:02 Kadri Prekaj, avokat nga Peja ka një pasion të veçantë. Ai koleksionon sëpata dhe për këtë ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness . Prekaj ka rrëfyer për emisionin “Krejt kapak” se 1 mijë e 500 sëpata i ka tubuar për 25 deri në 30 vjet, njofton Klankosova.tv. Se si i lindi ideja që t’i mbledhë ato, ai ka treguar në detaje. “ Një familje maksimumi ka mundur t’i ketë tri, një më të vjetrën e linin te cungu, nëse e lypke dikush nga kojshitë me ia dhënë atë. Babai që ishte zot shtëpie, i takonte me mbet pa sëpatë dhe mbetëm pa të. Zgjati një vit a dy dhe mbetëm pa sëpatë”. “Më është dasht me lyp sëpatë te kojshitë tjerë derisa një kojshi plakë kur shkova me lyp më tha: hani më pak dhe bëjeni tuajën, e kam mbajt ndërmend atë, kam thënë nëse ma bie Zoti ndonjëherë kam me i bërë së paku dy”. “Pas lufte, i kam bërë dy e tri, bëra dikur edhe më shumë, deri në 100 arrita dhe thashë pasi që po mundem do të vazhdojë”. Në vegzën e mëposhtme ndiqeni intervistën e plotë të tij: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.