Pasi kishte pirë disa gota verë, vendosi ta ndryshojë emrin e tij në Celine Dion NULL NULL 04.01.2021 10:33 04.01.2021 10:33 Të riut Thomas Dodd i kishte ardhur ideja teksa shikonte një nga koncertet e këngëtares kanadeze në Youtube gjatë Krishtlindjeve. Ai mendoi se do të ishte një ide e shkëlqyeshme të paguante 89 funte për ta marrë zyrtarisht emrin e këngëtares, por harroi plotësisht rreth kësaj gjëje kur dokumentet zyrtare u lanë në prag të shtëpisë së tij . “Pasi t’i pranoni këto letra, duhet t’i nënshkruani para dëshmitarit të pavarur dhe të informoni mbajtësit e të dhënave tuaja para se të konsiderohet i ndryshuar emri juaj”, citohej aty. Ai deklaroi se pas kësaj i është dashur të ulej në kuzhinë dhe të reflektonte, por fatkeqësisht nuk i kujtohej asgjë. Megjithatë, ai thotë se nuk e ka në plan që ta ndryshojë këtë vendim dhe shpreson që kjo mund ta çojë në prapaskenë të një prej koncerteve të ardhshme të këngëtares së tij të preferuar. Megjithatë ai e pranon se druhet t’i tregojë shefave për këtë risi dhe se mamaja e tij nuk e ka parë anën qesharake të këtij ‘incidenti’. “Jam i mërzitur që nuk e kam trashëguar zërin ose llogarinë bankare të këngëtares – por kjo është diçka tjetër në të cilën mund të angazhohem”, u shpreh ai. Thomas Dodd – tani Celine Dion, thotë se nuk i kujtohet asgjë nga ajo natë kur aplikoi për ndërrim të emrit, por megjithatë shprehet i kënaqur që nuk e zgjodhi emrin e Boris Johnson.