Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pasi i vdiq gruaja, bëri diçka të jashtëzakonshme

NULL NULL
28.05.2016 20:30

Një fermer 70 vjeçar, i quajtur Winston Howes, vendosi të bëjë një gjest të përjetshëm dhe prekës për nder të gruas së tij të ndjerë.

Gruaja e Winston, Ajanet, vdiq papritmas nga dështimi i zemrës në moshën 50 vjeçare.

Gjatë një jave, fermeri mbolli 6.000 fidanë lisi në një fushë të gjerë. Pas 20 vjetësh, puna e tij romantike tashmë ka lulëzuar duke u shndërruar në një livadh në formën e një zemre, transmeton Klan Kosova.

Ky vend është i fshehur nga rrugët e afërta dhe nuk vërehet derisa nuk e shihni nga lartësia.

Ky simbol mahnitës i dashurisë mbeti si sekret familjar, deri sa një njeri e zbuloi nga ajri me anë të ballonit fluturues.

“Kjo ide më erdhi si një fllesh inspirues”, tha Howes. “Mendoja se do të është një përkushtim i dashur dhe jetëgjatë për të, i cili do të rrojë këtu me vjet. Pasi i kemi mbjellë disa mijë pemë lisi me djalin tim, e kemi vendosur një ulëse në këtë fushë, me pamje nga kodra afërt, ku ajo jetoi në fëmijërinë e saj”.

“Ne kemi mbjellë lulet e quajtura daffodils në mes të zemrës, të cilët pritet të dalin këto ditë – dhe do të duket mrekullueshëm. Atje shkoj shpesh dhe vetëm ulem dhe mendoj rreth gjërave të rëndësishme”, deklaroi bashkëshorti më i përkushtuar dhe besnik në botë.

lajme të ngjashme