Pasi i “paketoi” dy skuadrat madrilene, radha e “Zonjës së Vjetër” për ta njohur Zhegrovën NULL NULL 05.11.2024 15:57 05.11.2024 15:57 Edon Zhegrova duke festuar golin ndaj Atletico Madridit Kanali Sport 2 në platformën gjigante Art Motion, sonte me fillim në orën 21:00, sjell magjinë e futbollistit më të mirë shqiptar të momentit. Edon Zhegrova me skuadrën e Lille, janë nikoqirë të skuadrës më të trofeshme italiane, Juventus. Të dyja ekipet në tri ndeshjet e para të UEFA Champions League, kanë nga dy fitore e një humbje, raporton Klankosova.tv. Reprezentuesi i Kosovës i cili shkëlqeu në dy ballafaqimet kundër madrilenëve, tani është gati për një tjetër super shfaqje. Në duelin me Real Madridin, ylli i Kosovës u zgjodh lojtari i ndeshjes, kurse Atleticos i shënoi një ‘euro gol’. Nga ana tjetër ekipi nga Torino i mposhti holandezët e PSV Eindhoven dhe gjermanët e Leipzig, njofton KlanKosova.tv. Lille – Juventus transmetohet me komentim të Andi Shabanit. Ndeshjet e UEFA Champions League transmetohet ekskluzivisht në Art Motion *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.