Pas vrasjes së tre pengjeve izraelite, thuhet se Netanyahu ka rifilluar bisedimet për lirimin e të tjerëve NULL NULL 17.12.2023 07:16 17.12.2023 07:16 Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu Thuhet se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, tani ka lënë të kuptohet se ka gjasë që bisedimet për lirimin e pengjeve kanë rifilluar pasi ushtria izraelite pranoi se vrau tre pengje izraelite në Gaza. Bisedimet për lirimin e atyre që po i mban Hamasi, kanë ngecur që nga përfundimi i një armëpushimi të përkohshëm në fillim të dhjetorit. Gjatë pauzës shtatëditore të luftimeve, 110 pengje u liruan, ndërsa rreth 127 mbetën në Gaza, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.