Pas veriut, Kurti dhe Maqedonci vizitojnë patrullat ushtarake në Obiliq dhe Vushtrri NULL NULL 30.11.2024 18:39 30.11.2024 18:39 Albin Kurti dhe Ejup Maqedonci Pas vizitës në veri të Kosovës, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci kanë mbikëqyrur edhe pikat statike dhe patrullat ushtarake të vendosura në Obiliq e Vushtrri. Pas sulmit të mbrëmshëm në kanalin kryesor të Ibër Lepencit, Kurti shprehet se si qeveri janë të përkushtuar për garantimin e sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve, transmeton Klankosova.tv. “Ndër vendimet e dala nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë, që e mbajtëm në orët e para të mëngjesit ishte angazhimi i FSK-së në mbështetje të autoriteteve civile përmes detyrave të patrullimeve dhe vëzhgimit të pikave të infrastrukturës kritike në lokacione të ndryshme në Kosovë”, ka shkruar i pari i qeverisë në Facebook. “Pas vizitës në Varagë të Zubin Potokut, kësaj radhe me ministrin e Mbrojtjes, Maqedonci ishim në pikat statike dhe patrullat ushtarake të vendosura në regjionin e Obiliqit dhe Vushtrrisë. Jemi të përkushtuar për garantimin e sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj: Mujë Krasniqi me ushtarë e shkruan me gjak një nga faqet më të lavdishme të historisë 16 minuta më parë
Kosova Sindikata e Policisë kërkon që t'u mbulohen shpenzimet policëve që u aksidentuan dje 32 minuta më parë