Pas trysnisë rikthehet parada e krenarisë në Varshavë NULL NULL 19.06.2021 14:30 19.06.2021 14:30 Pas anulimeve për shkak të pandemisë, Varshava sot do ta mbajë paradën më të madhe të krenarisë homoseksuale në rajon sot pas reagimit të Polonisë dhe Hungarisë kundër të drejtave të komunitetit LGBT. Edhe pse është një festë e gëzueshme në të njëjtën kohë mbizotërohet nga frika se çfarë pret e ardhmja për të drejtat e burrave homoseksualë, lesbikeve, biseksualëve dhe transgjinorëve pas dështimeve në Rusi dhe Poloni, tani në Hungari, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv “Nga njëra anë ne jemi të bashkuar dhe qëndrojmë solidarë me njëri-tjetrin dhe kemi shumë gëzim dhe lumturi kur dimë se jemi të fortë, LGBT Dashuria Nuk Përjashton, megjithatë kemi frikë se çfarë mund të ndodhë më pas”, tha Ola Kaczorek, aktiviste në këtë komunitet. Parada vjen disa ditë pasi parlamenti i Hungarisë me një zgjedhje të planifikuar miratoi një ligj që e bën të paligjshme shfaqjen e materialeve në lidhje me çështjet LGBT njerëzve nën moshën 18 vjeç. Partia konservatore në pushtet e Hungarisë e portretizoi ligjin si pjesë e një përpjekjeje për të luftuar pedofilinë. Por grupet e të drejtave të njeriut shohin një mjet cinik që do të stigmatizojë dhe diskriminojë komunitetin LGBT. Në vitin 2020 ishte komuniteti LGBT polak i cili gjithashtu gjatë një fushate elektorale u përball me një reagim nga politikanët konservatorë në pushtet, komunitetet lokale dhe kisha. Në përpjekjen e tij të suksesshme për rizgjedhje, Presidenti Andrzej Duda deklaroi se “LGBT nuk janë njerëz; është një ideologji”, ndërsa pretendon gjithashtu se kjo është edhe më shkatërruese se komunizmi. Parada e Barazisë këtë vit shënon 20 vjet që nga koha kur kjo ngjarje u mbajt për herë të parë në kryeqytetin polak, derisa këtë herë do të shënohet me kufizime për shkak të pandemisë dhe përhapjes së koronavirusit.