Pas tërmetit në Turqi, shtohet aktiviteti sizmik në disa rajone, pjesë edhe Shqipëria NULL NULL 21.02.2023 18:14 21.02.2023 18:14 Turqia vijon të goditet nga të tjerë tërmete, të konsideruar të fortë. Edhe pse tërmetet nuk parashikohen, sizmologët argumentojnë se përplasja e pllakave gjigante do të gjenerojë ende lëkundje me magnituda të larta. “Jemi në një nyje nga më të rëndësishmet tektonike të Mesdheut ku puqen me njëra-tjetrën pllakat gjigante tektonike, siç është ajo e Arabisë dhe Afrikës”. Tërmetet në Turqi vijojnë të jenë me intensitet të lartë, kryesisht në aspektin e energjisë së tyre dhe jo shpeshtisë së tyre. Vazhdon të mbetën me magnituda të larta dhe kjo tregon se ende kemi një energji shumë të madhe të akomuluar”, theksoi ai. E në këtë përplasje të pllakave gjigante tektonike, është përfshirë i gjithë rajoni, ku përjashtim nuk bën as Shqipëria. “Jemi duke parë që ka zona të tjera të aktivizuara rishtazi të cilat kanë tërmete të moderuar , pra që tregon që gjithë rajoni ka qene tashmë i ngarkuar në aspektin tektonik ,por për shkak të kësaj lëvizjeje shumë të madhe që po ndodh nga tërmeti në Turqi, po vendoset një ekuilibër duke u shprehur me aktivitet tërmetor. Edhe Shqipëria nuk bën përjashtim nga energjia që transferohet përgjatë këtyre linjave, aktualisht kemi pjesën e jugut të Shqipërisë që ka disa vatra tërmetesh pra është rritur shpejtësia e tyre, por ende jemi në pjesën e mikrotermeteve. /euronews *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.