Pas takimit me Bashën, Kim: Udhëheqësit ta përfundojnë Reformën Zgjedhore deri më 31 maj NULL NULL 26.05.2020 16:31 26.05.2020 16:31 Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim tha se mezi po pret që të shohë rezultatet sa i përket Reformës Zgjedhore. Pas një takimi me kreun e opozitës Lulzim Basha, Kim u shpreh optimiste. “Diskutimi ynë ishte i vendosur për të ardhmen dhe jo për të shkuarën. Veçanërisht folëm për rëndësinë se si udhëheqësit shqiptarë duhet të përmbushin pritshmëritë e popullit shqiptar, sikurse kanë premtuar, për të përfunduar Reformën Zgjedhore deri më 31 maj. Ky nuk është një afat kohor që e ka vendosur Ambasada e Shteteve të Bashkuara ose ndonjë faktor tjetër i jashtëm. Ky është një afat kohor që e kanë caktuar mbi veten e tyre vetë udhëheqësit. Për nga përkufizimi opozita ka një punë shumë të vështirë përpara tyre, por ndihem shumë e inkurajuar nga diskutimi që kemi zhvilluar këtë pasdite dhe pres me kënaqësi për rezultatet”. Kreu i PD-së e falënderoi ambasadoren për mbështetjen që i ka dhënë dhe po i jep Reformës Zgjedhore, shkruan A2 CNN. “Organizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është prioriteti absolut i Partisë Demokratike, i opozitës së bashkuar dhe i të gjithë shqiptarëve. Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për t’u garantuar shqiptarëve mundësinë që t’u drejtohen një orë e më parë kutive të votimit dhe të zgjedhin qeverinë e tyre me votën e tyre të lirë, të pandikuar nga bandat kriminale, nga shitblerja e votës dhe nga paratë e korrupsionit”. “Jemi të vendosur për këtë betejë dhe do të bëjmë gjithçka që brenda 31 majit, një afat që ne ia kemi kërkuar dhe ia kemi vendosur kësaj mazhorance, reforma të ketë përfunduar dhe, natyrisht, të bëjmë gjithçka që të garantojmë vullnetin politik për ta zbatuar ligjin që është dhe problemi numër një me zgjedhjet në Shqipëri në mënyrë që kjo krizë e thellë politike, kushtetuese dhe institucionale të marrë rrugëzgjidhje përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme ku shqiptarët zgjedhin parlamentin dhe qeverinë që meritojnë me votën e tyre dhe, njëkohësisht, Shqipëria të ecë përpara, të mos mbahet peng i së shkuarës, por të hapë rrugën e integrimit europian dhe anëtarësimit të Shqipërisë në BE – që është dhe mbetet një nga zotimet kryesore ekzistenciale të PD-së që nga dita e saj e parë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Avokati Hoxha flet për rastin e të riut në Lipjan: Policia nuk është për të dhënë drejtësi në rrugë (VIDEO) 2 minuta më parë