Pas shëndetësisë, LDK e Gjilanit, kritika komunës për arsim (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Bellagoshi 02.07.2022 20:13 nga Qendresa Bellagoshi 02.07.2022 20:13 Komiteti për Arsim i Lidhjes Demokratike të Kosovës në komunën e Gjilanit, ka nisur një seri konferencash, përmes të cilave do t’i bëjë publike kritikat dhe sugjerimet e subjektit në lidhje me këtë fushë. Në të parën që u mbajt të shtunën, këta cekën disa pika për të cilat thanë se kërkojnë përgjegjësi nga ana e Drejtorisë Komunale të Arsimit. LDK-ja kritikoi qeverisjen lokale që nuk nisi asnjë analizë për arritshmërinë e nxënësve në këtë vit shkollor, e nuk ka bërë publik ndonjë plan për të nisur investime, tash në periudhën e pushimit veror. Po ashtu, kërkesë për përgjigje kishte edhe për mospagesën e mësimdhënësve që punuan si zëvendësues, teksa thanë se edhe konkurset e brendshme nuk i shërbejnë rritjes së cilësisë në arsim, duke sy gjeruar që ato të jenë më gjithëpërfshirëse e me mundësi të barabarta. Në lidhje me këto çështje të ngritura, drejtoresha, Selvete Sylejmani, tha se do të përgjigjet në ditët në vijim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 3 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 6 orë më parë