Pas pesë vitesh pauzë, Dardan Sejdiu mund të rikthehet në politikë (VIDEO) NULL NULL 24.06.2025 21:53 24.06.2025 21:53 Politikës i hyri që nga viti 2010 kur u krijua partia Fryma e Re, por pas dështimit në zgjedhje si pjesë e listës për deputetë nga PSD-ja, Dardan Sejdiu në 2019 u shkëput nga politika. Sejdiu, duke folur për aktivitetin e tij politik ndër vite, tha se gjithmonë është angazhuar për temat e shtetit zhvillimor. Ai thotë se si person që angazhohet për publiken, ka mendim politik dhe këtë mendim do ta bashkonte vetëm me ndonjë organizim, që nuk bie në gracka të diskutimeve të kaluara. Por se a do të rikthehet zyrtarisht në politikë së shpejti, Sejdiu ka dhënë përgjigjen ekskluzive në Rubikon të Klan Kosovës sonte. “Nuk e përjashtoj as aktivitetin lokal, as aktivitetin qendror. Nëse e shihni edhe në nivel lokal edhe atë qendror politikat publike, pa marrë parasysh kush është partia, nuk shtyhen nga partia politike por shtyhen prej profitit, nuk shtyhen prej mirëqenies qytetare. “Nëse e shihni pushtetin lokal gjithçka është beton e ndërtim, sot fëmijët tanë janë të bllokuar në banesa, në Ipad se u është bllokuar hapësira me banesa e vetura. [Nuk e përjashtoni mundësinë që t`ju shohim duke udhëheq me komunë, ose duke u angazhuar në kuvend e qeveri?]. Absolutisht jo. Do të isha totalisht i pasinqertë nëse do të thoja ndryshe. Dhe e dyta krejt këtë e them duke i kuptu gjynahet që i kam bërë. Është tepër me rëndësi për secilin prej nesh, që angazhimin publik politik me ba tu mësu, jo tu insistu që s`kemi gabu. Sepse të pagabueshëm nuk jemi”, theksoi Sejdiu. Ndërsa, mëkatin më të madh në politik, Sejdiu thotë se e kishte bërë kur lejoi Partinë Fryma e Re (FER), t`i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje. “Gabimi më i madh politik që e kam bërë mendoj që ka qenë mos insistimi për ta mbajtur FER-in. Kam votuar kundër për të shkuar në Vetëvendosje, por lloji i njeriut që kam qenë, e kam përcjellë ekipin duke thënë që nëse shumica shkojnë po shkoj edhe unë”, tha Sejdiu./Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Berisha: Komuniteti egjiptian ka dalur me numër rreth 2 mijë më pak në regjistrimin e popullsisë (VIDEO) 24/06/2025