Pas përleshjes së Zayn Malik me disa persona, Gigi Hadid nuk reagon NULL NULL 06.06.2021 00:07 06.06.2021 00:07 Modelja e njohur, Gigi Hadid, është shfaqur sot për herë të parë, pas përleshjes së burrit të saj, Zayn Malik, me disa persona. Ajo nuk ka reaguar as edhe në rrjete sociale pas kësaj ngjarje që ka ndodhur me burrin e saj, e që e mori vëmendjen e të gjitha mediave. Gigi në rrugët e New Yorkut ishte fotografuar nga paparacit duke ecur dhe nuk dukej e shqetësuar për ngjarjen. Ajo shkëlqente me veshjen e saj ngjyrë të verdhë dhe me disa detaje ngjyrë rozë, raporton Mirror, transmeton klankosova.tv. Hadid dhe Malik u bënë prindër të një vajze në shtatorin e vitit të kaluar, të cilën e quajtën Khaia.