Pas Osmanit, Lajçak i shkon edhe Kurtit në zyre NULL NULL 25.11.2021 18:14 25.11.2021 18:14 I Dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak pas takimit me presidenten Vjosa Osmani ka shkuar në qeveri ku do të takohet me kryeministrin Albin Kurti. Pas takimit me të parën e vendit nuk ka pasë deklarime për media nga asnjëra palë, derisa nuk dihet nëse do të ketë edhe pas takimit të Lajçakut me shefin e qeverisë. Gjatë ditës zëdhënësi i BE-së Peter Stano ka thënë se vizita e diplomatit sllovak në Kosovë dhe ajo në Serbi, ku ishte paraprakisht, kanë për qëllim përparimin në përgatitjet për takimin e radhës në nivel të lartë e për të cilin shpresojnë që do të mbahet gjatë këtij viti. Stano ka përmendur edhe refuzimin e vizitës të drejtorit të të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Petar Petkoviq nga autoritetet kosovare. Ai ka rikujtuar se në takimin e 15 nëntorit ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të BE-së i kanë kërkuar Kosovës dhe Serbisë respektimin e marrëveshjeve të arritura. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 23 minuta më parë
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 3 orë më parë