Pas orës 18:00 arrijnë 4680 doza të vaksinës Pfizer në vend (VIDEO) NULL NULL 04.05.2021 17:51 04.05.2021 17:51 4,680 doza të vaksinës Pfizer kundër COVID-19 pritet që pas orës 18:00 të arrijnë në Kosovë. Vaksinat janë nisur për Kosovë teksa për pritjen e tyre nuk do të ketë ndonjë ceremoni, njofton Klan Kosova. Gazetarja Arbresha Uka teksa po qëndron pranë Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në vend ka mësuar se gjatë muajve në vazhdim do të vijnë edhe kontigjente tjera me vaksina kundër COVID-19. Uka nga komunikimi me IKSHPK-në konfirmon se me këtë kontigjent do të vaksinohen stafi shëndetësorë që nuk ka arritur të vaksinohet me kontigjentin e parë dhe kategoritë tjera. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.