Pas një sëmundje të rëndë vdes ushtari i FSK-së NULL NULL 16.06.2025 10:15 16.06.2025 10:15 Ka vdekur pas një sëmundje të rëndë nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rreshteri i Klasit të Parë, Sabit Mazreku. Lajmi u bë i ditur nga FSK-ja përmes një njoftimi. Për vdekjen e ushtarit, ngushëllime familjes i shprehu komandanti i FSK-së, Gjenerallejtanat Bashkim Jashari. “Homazhet nga njësitë e FSK-së, do të mbahen në Kazermën “Evropianët e rinj ” në Pomozotin, sot me datë 16.06.2025, nga ora 13:00-14:00, ndërsa ceremonia e varrimi do të bëhet nga ora 18:00 në varrezat e fshatit Goriq, Komuna e Malishevës”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv. Ai ishte edhe ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku shërbeu në brigadën 122 “Imer Krasniqi” të Zonës Operative të Pashtrikut, pas përfundimit të luftës vazhdon në Batalionin Gardist, të Zonës së Dytë të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, për të vazhduar punën pas transformimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës në Brigadën e Mbështetjes Operacionale, dhe nga jeta u nda duke shërbyer si nënoficerë i lartë në Gardën Kombëtare të FSK-së. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Është në gjendje të rëndë...” | Padia e Naser Pajazitajt për 1 milion euro kompensim ende pa epilog, flet avokati 2 orë më parë
Kosova Dita e Çlirimit, Haradinaj: Deçani i trimërisë dhe sakrificës, sot është ringritur e zhvilluar 2 orë më parë