“Pas intervistës nisën me e rregullu”, ministria në heshtje nis rregullimin e rrugës për Rugovë (VIDEO) NULL NULL 13.06.2025 19:45 13.06.2025 19:45 Vetëm një muaj më parë, faktuam gjendjen e tmerrshme të rrugës së Rugovës në Pejë. Turistët vendas e të huaj u patën ankuar për Kiksin për gropat dhe rrugët e dëmtuara. Por, pas kësaj erdhi një lajm i mirë. Projekti që ministria e Infrastrukturës do duhej ta kryente që moti për rregullimin e asaj pjese turistike, nisi punimet vetëm pak kohë pas raportimit të KIKS Kosovës më 8 maj 2025. Gropat nuk do të jenë më pengesë, madje dhe muret mbrojtëse nga shembja e dheut janë duke u rregulluar. Këtë e ka konfirmuar kryetari i bashkësisë së lokale të Rugovës, Agron Nikci. Ani pse kjo ndërhyrje është bërë me vonesë, rugovasit janë gëzuar nga ndërhyrja e kompanisë kontraktuese për mirëmbbajtjen e rrugës. Derisa për intervenime të tjera sikurse anësoret dhe asfaltimi i ri, Nikci shtoi se janë të domosdoshme. Pikën turistike të Rugovës nga problemet infrastukturore e kanë sakatuar turizmin viteve të fundit, sipas kryetarit. Të dëmtuar më së shumti po mbeten bizneset të cilët janë duke mbijetuar nga kjo situatë. Të zhgënyjer nga kjo situatë janë investitorët, mërgimtarët të cilët kanë lënë pasurinë në vendlindje dhe kanë marrë vetëm injorim nga shteti. Si pasojë e infrastrukturës së dobët, shumë persona kanë humbur jetën nga aksidentet e shkaktuara. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rivarrimi me nderime ushtarake i dëshmorëve në Vrellë, familjarëve u dorëzohet Flamuri Kombëtar (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova 250-vjetori i Ushtrisë Amerikane, Haradinaj: Trimëria dhe përkushtimi i tyre, frymëzim për ne 4 orë më parë