Pas gati dy dekadash funksionimi shuhet “Lëvizja për Bashkim” NULL NULL 10.07.2025 12:16 10.07.2025 12:16 Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme kanë marrë vendim për çregjistrimin e partisë poliike “Lëvizja për Bashkim”. Kjo e fundit ka paraqitur në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) vendimin dhe dokumentacionin mbështetës për pushimin e të gjitha aktiviteteve politike. Pas këtij vendimi, kjo zyre do të njoftojë Bankën Qendrore të Kosovës për bllokimin dhe deri në mbylljen e llogarisë bankare dhe Administratën Tatimore për fshirjen e numrit fiskal. Lëvizja për Bashkim ishte regjistruar si parti politike në dhjetor të vitit 2007, njofton Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj pret në takim Rohden, diskutojnë për zgjidhjen e bllokadës institucionale 4 orë më parë