Pas dyshimeve për korrupsion, ish-mbreti i Spanjës largohet nga vendi NULL NULL 03.08.2020 23:39 03.08.2020 23:39 Ish-mbreti i Spanjës Juan Carlos do të largohet nga vendi disa javë pasi është përfshirë në një hetim për dyshime për korrupsion, ka njoftuar Pallati Mbretëror. 82 vjeçari Juan Carlos njoftoi për largimin e tij përmes një letre për djalin e tij Felipe të cilit ia dorëzoi pushtetin gjashtë vjet më parë. Ai tha se do të jetë në dispozicion nëse prokurorët do të duan ta intervistojnë. Në muajin qershor, Gjykata Supreme e Spanjës nisi një hetim mbi dyshimin e përfshirjes së Juan Carlos në kontratën për një projekt hekurudhor në Arabinë Saudite. Nuk është bërë e qartë se kur Carlos do të largohet nga Spanja dhe ku do të jetojë tash e tutje. Në vitin 2014, Juan Carlos hoqi dorë nga pushteti pas gati 40 vjetësh si mbret pas një hetimi për korrupsion që përfshinte dhëndrrin e tij dhe një udhëtimi kontravers për gjueti elefantësh që monarku e bëri gjatë krizës financiare të Spanjës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Është befasi": Çka po planifikon Arianit Koci me protestën e tij te Kuvendi? (VIDEO) 01/07/2025
Kosova Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti (VIDEO) 01/07/2025
Lajme Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare në Patos, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër 01/07/2025