Pas dy javësh pa asnjë rast me COVID në Spitalin e Pejës, dy persona kërkojnë trjatim mjekësor NULL NULL 24.10.2021 09:43 24.10.2021 09:43 Dy persona janë duke marrë trajtime mjekësore kundër COVID-19 në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, aty ku për më shumë se dy javë nuk ishte i shtrirë as edhe një pacientë i vetëm me COVID. Këta dy pacientë, siç thonë nga ky spital, nuk ishin të vaksinuar. “Pas më shumë se dy javë që nuk kishe pacientë me Covid-19, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë nga dje kemi përsëri dy pacientë duke i trajtuar për Covid-19. Të dy pacientët janë të pavaksionuar. Përndryshe furnizimi nga lista esenciale me barna vazhdon të jetë stabil dhe furnizim shumë i mirë”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm të Pejës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë