Pas dëmtimit, fillon riparimi i gypit të ujit që vie nga Badoci NULL NULL 27.05.2020 12:52 27.05.2020 12:52 Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina” njofton se gjatë ditës së sotme, rreth orës 12:00 është dëmtuar gypi i ujit nga çeliku me diametër fi 600 mm, që vie nga Badoci në rezervuarin e Mirëditës. Riparimi i tij nga ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të KRU ”Prishtina” ka filluar menjëherë dhe pritet që të sanohet diku në orët e pasdites së sotme, njofton Klan Kosova Mungesën e ujit të pijshëm mund ta ndjejnë pikat e larta furnizuese të fshatit Hajvali, pikat e larta të zonës qendër të lagjes Bregu i Diellit dhe pikat e larta furnizuese të lagjes Mati 1. “Ekipet teknike janë duke e bërë të pamundurën që të sanohet sa më shpejtë” thuhet në njoftim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.