Pas deklaratave të Erdoganit, Izraeli tërheq përfaqësuesit diplomatikë nga Turqia NULL NULL 28.10.2023 21:55 28.10.2023 21:55 Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka deklaruar se do të rishikojnë marrëdhëniet me Turqinë, pas deklaratave të fundit. Cohen ka urdhëruar madje kthimin e përfaqësuesve diplomatikë në Turqi, transmeton Klankosova.tv. “Duke pasur parasysh deklaratat e rënda që vijnë nga Turqia, kam urdhëruar kthimin e përfaqësuesve diplomatikë atje për të bërë një rivlerësim të marrëdhënieve mes Izraelit dhe Turqisë”, shkroi Cohen. Përndryshe, presidenti i Turqisë, Recep Tajip Erdogan, të shtunën u bëri thirrje turqve të marrin pjesë në “Tubimin e Palestinës” që do të mbahet në aeroportin Ataturk të Stambollit, aktualisht i papërdorur. Ai i bëri thirrje Izraelit që “të ndalojë menjëherë këtë çmenduri” dhe t’i japë fund sulmeve në Gaza pasi forcat izraelite intensifikuan sulmet në territorin palestinez.