Pas debatit për terrorizmin në Info Magazine, kërcënohet Ernest Luma NULL NULL 01.03.2017 13:37 01.03.2017 13:37 Opinionisti Ernest Luma është kërcënuar në rrjetin social Facebook, pas debatit të zhvilluar të martën në Info Magazine të Klan Kosova. Luma ka qenë i ftuar për të debatuar, rreth aktakuzës së fundit ndaj Shefqet Krasniqit, bashkë me kryetarin e LISBA, Fuad Ramiqi, ku është komentuar edhe çështja e terrorizmit. Për kërcënimet që ka pranuar ka treguar vet Luma, përmes një postimi në profilin e tij në platformën Facebook. “Kërcënimet në Facebook, në inbox, që më erdhën sonte, pas debatit në Klan Kosova me temë terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm në Kosovë, po i lë aty ku janë njëherë, bashkë me shumë të tjera të kësaj natyre, që më paskan ardhë, e i paskam harru’ krejt, gjatë këtyre viteve të fundit”, ka shkruar Luma. “Po t’ia fusë gjumë, nëse mundem, sepse të xiglojnë të qeshura tipat që kanë ofendu’ e kërcënu’, me gjuhë skajshmërisht ekstreme, që, përkthyer në vepër apo akte, i bjen krejt terrorizëm, e këndej thonë “pse po na quan ekstremistë?”, ka vazhduar ai më tej. “O njerëz, mbajeni në mend dhe mësohuni, njëherë e përgjithmonë, se nuk është terrorizëm veç me u mbështjellë me barut e me shpërthy’ në një aeroport apo në një qendër tregtare. Terrorizëm është edhe me nxjerrë (me nxitë) terror nga goja. Bile, dersi apo terrori verbal është nëna e terrorizmit, kurse shpërthimi kamikaz nëpër sheshe plot me njerëz, është veç produkti final i dersit apo terrorit gojor, që e nxjerrni përditë”. ‘Në fund, duhet rikujtuar se luftërat, masakrat e krimet më të mëdha që i njeh njerëzimi, kanë rrjedhë prej dogmave religjioze, që kanë pastru tru njerëzish e popujsh, e i kanë shty’ në theqafje historike. Asnjë dallim tjetër, më shumë sesa ngarkesat e divergjencat fetare, nuk është shndërru’ në tragjedi për njerëzimin”. “Zoti lufton vetë për vete. Askush prej nesh s’mundet me u vetëmandatu’ me luftu’ për Të, dhe me e përgjakë njerëzimin, kinse në emër të Tij. Andaj, Zotit t’i besojmë, e jo të derdhim gjak e urrejtje në emër të tij! Natën e mirë dhe Zoti ju udhëzoftë e ju bekoftë!”, ka shkruar Luma. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 16 minuta më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 56 minuta më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 2 orë më parë