Pas betejës me COVID-19, vdes, në moshën 30-vjeçare, ylli i “America’s Got Talent” Jay Jay Phillips NULL NULL 03.12.2021 21:48 03.12.2021 21:48 Ylli i America’s Got Talent Jay Jay Phillips ka vdekur në moshën 30-vjeçare. Ylli thuhet se ka vdekur pas një beteje të shkurtër me C-19, kanë thënë anëtarët e familjes për TMZ. Është raportuar se ai po luftonte me virusin në javën e Ditës së Falënderimeve dhe derisa familja e miqtë po kontaktonin me të në telefon, thuhet se ai mori një kthesë për keq një ditë para festës, shkruan Dailystar, transmeton Klankosova.tv. Publikimi amerikan deklaroi se ai ishte nxitur nga familja për të vizituar mjekun, por ai u kishte thënë atyre se thjesht kishte nevojë për më shumë gjumë. E dashura e Jay Jay dhe nëna e tij shkuan për ta vizituar atë në Ditën e Falenderimeve, por e gjetën të vdekur. Burimi tha se ai nuk ishte i vaksinuar, por kishte planifikuar të vaksinohej para se të sëmurej. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.