Pas afro 7 muajsh, arrestohet burri që ngacmoi seksualisht një grua në Prishtinë NULL NULL 08.01.2026 09:47 08.01.2026 09:47 Foto ilustruese - Arrestim Gjatë ditës së mërkurë është arrestuar një burrë, i dyshuar për veprën penale “ngacmim seksual”. Bazuar në raportin e Policisë, rasti kishte ndodhur më 10 qershor të vitit të kaluar në Prishtinë, transmeton Klankosova.tv. Ndërkohë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Pas hetimeve te zhvilluara lidhur me rastin me 07.01.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.