Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pas abortit, gruaja e Nick sërish shtatzënë (FOTO)

NULL NULL
24.05.2019 18:00

Nick Carter dhe gruaja e tij Lauren Kitt janë në pritje të ëmbël sërish.

Këtë lajm të lumtur e bënë të ditur vetë anëtari i grupit Backstreet Boys.

“Faleminderit Zot që na dhe dhuratën më të mirë që mund ta kërkonim #shtatzënë #jemishtatzënë #puthjetebebes #lumturi #familje”, shkroi ai në Instagram, ku postoi edhe një fotografi së bashku me të birin trevjeçar Odin dhe gruan shtatzënë.

Lajmi erdhi pasi dyshja njoftuan se Lauren kishte përjetuar një abort në shtator të vitit 2018.

Nick dhe Lauren u martuan në vitin 2014 dhe e sollën në këtë botë djalin e parë Odin në vitin 2016.

lajme të ngjashme