Pas 470 vjetësh restaurohet skulptura “Bandini Pietà” e Michelangelos (FOTO) NULL NULL 03.10.2021 13:05 03.10.2021 13:05 Është bërë restaurimi i një skulpture të Michelangelos, të cilën ai e punoi në pleqërinë e tij. Skulptura u punua nga mermeri dhe përshkruan Jezusin të mbështetur tek Virgjëresha Mari, Shën Maria Magdalena dhe fariseu Nikodemus, fytyra e të cilit është një autoportret i gdhendur i artistit të plakur. Michelangelo punoi në projekt midis vitit 1547 dhe 1555, derisa ishte në të 70 –at dhe ishte një projekt i vështirë që në fillim. Miku dhe biografi i tij Giorgio Vasari shkroi se blloku i mermerit ishte me të meta dhe plot papastërti. Kjo e frustroi Michelangelon dhe përfundimisht e braktisi punën, madje Vasari tregoi se Michelangelo u përpoq ta shkatërronte atë skulpturë, shkruan Indianexpress, transmeton Klankosova.tv. Por, skulptura mbijetoi dhe javën e kaluar kjo vepër u shfaq publikisht pas restaurimit të saj të parë i cili u bë pas 470 vjetësh. Imzot Timothy Verdon, drejtori i Muzeut Opera del Duomo, që ka qenë shtëpia e statujës për 40 vitet e fundit se kjo vepër shpreh më së miri marrëdhënien e autorit me skulpturën. “Kjo është vepra më personale e Michelangelo, jo vetëm sepse përfshin autoportretin e tij dhe ishte e destinuar për varrin e tij, por sepse shpreh marrëdhënien që kishte ai me punën me mermer”, u shpreh ai. Ndryshe, rreth vitit 1560 vepra iu shit bankierit Francesco Bandini dhe u bë e njohursi “Bandini Pietà”.