Pas 40 vitesh, mikeshat zbulojnë se ishin motra NULL NULL 14.10.2015 09:02 14.10.2015 09:02 Të punësuara në një repart në spitalin Sarasota të Floridas, dy koreane Holly Hoyle O’Brien dhe Meagan Hughes u bënë menjëherë mikesha. Duke i rrëfyer njëra-tjetrës jetën, zbuluan që ishin motra. Ato ishin ndarë rreth 40 vite më parë, kur ishin fëmijë dhe jetonin ne Korenë e Jugut. Një analizë ADN-je konfirmoi lidhjen e tyre. Dy gratë nuk shiheshin që në fillim të viteve ’70, kur ishin shumë të vogla. Motrat ishin braktisur në një jetimore në Korenë e Jugut. Pok-Nam Shin, që tani quhet Holly Hoyle O’Brien, kur ishte 9 vjeç, në vitin 1978, u adoptua nga një çift amerikan, që e çoi në Virxhinia të SHBA-së. Eun-Sook, në vitin 1976 u bë pjesë e një familje që jetonte në Nju Jork dhe pas adoptimit u quajt Meagan Hughes. Motrat nuk ishin parë kurrë më që kur u punësuan si infermiere në të njëjtin repart spitalor. Ato kishin të njëjtin orar pune dhe shumë shpejt u bënë mikesha. Gjatë rrëfimit të jetës së tyre, zbuluan shumë rastësi ngjashme: që nga jetesa në të njëjtën jetimore në Korenë e Jugut e që ishin adoptuar nga një familje amerikane. Kështu që O’Brien i kërkoi së motrës që të bënin një test ADN-je, ku kjo e fundit konfirmoi lidhjen e tyre. “Dukej shumë e bukur për të qenë e vërtetë”, tha Holly Hoyle O’Brien për gazetën “Sarasota Herald Tribune”. Madje edhe Meagan Hughes ishte shumë e lumtur pas zbulimit. “Nuk mund ta besoja. Isha e shokuar. Kam një motër”, transmeton Top Channel. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lifestyle Disa këshilla nga psikologu Arber Zeka, për prindërit që i kanë fëmijët nëpër shkolla 2 days