Pas 27 vjetësh burgim, burri kinez shpallet i pafajshëm NULL NULL 06.08.2020 15:16 06.08.2020 15:16 Zhang Yuhan, një burrë 53 vjeçar nga Kina ishte shpallur fajtor për vrasjen e dy fëmijëve në vitin 1993, por ai asnjëherë nuk e kishte pranuar krimin duke apeluar disa herë radhazi vendimin e Gjykatës. Pas një beteje shumë të gjatë për ta dëshmuar pafajësinë e tij, ai ka arritur që përfundimisht të mërkurën të shpallet i pafajshëm nga Gjykata kineze, raporton CNN, transmeton Klan Kosova. Pas lirimit të tij Zhang Yuhan tha se vendimi i pa drejt i Gjykatës i ka marr atij vitet me të bukura të jetës por që shpreson se tani do të mund të kompensojë vitet e humbura dhe të kujdeset për nënën e tij. Ky vendim po cilësohet si gabimi me i madh në historinë e gjyqësorit kinez. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë Celsius 02/07/2025
Kosova "Është befasi": Çka po planifikon Arianit Koci me protestën e tij te Kuvendi? (VIDEO) 01/07/2025