Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Partitë serbe afër një marrëveshjeje për zgjedhjet në Bujanoc, ato shqiptare nesër ftohen për takim

NULL NULL
13.02.2024 18:26
Nevzad Lutfiu
Foto: Klan Kosova

Nevzad Lutfiu, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, ka bërë të ditur se do të ftojë nesër për takim të gjitha partitë shqiptare për zgjedhjet lokale.

“Partitë serbe të Komunës së Bujanocit janë afër arritjes së marrëveshjes që në zgjedhjet lokale që do mbahen këtë vit të dalin me një listë të përbashkët”.

“Për të diskutuar rreth mundësisë së krijimit të një liste ose marrëveshjes në parim për shumicë shqiptare, nesër përmes një shkrese do t’i ftoj kryetarët e gjitha subjekteve politike shqiptare për një takim”, ka shkruar Lutfiu në rrjetin social Facebook. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme