Partitë politike kanë afat deri më 23 qershor të kërkojnë certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale NULL NULL 12.06.2025 14:34 12.06.2025 14:34 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka njoftuar të gjitha partitë politike të regjistruara në Republikën e Kosovës se deri më 23 qershor 2025 duhet ta njoftojnë Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike se do të kërkojë certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicionit. Gjithashtu, brenda këtij afati, partitë politike duhet ta njoftojnë Zyrën, se nuk duan të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale, që mbahen më 12 tetor, transmeton Klankosovas.tv. “KQZ njofton të gjitha partitë politike të regjistruara në Republikën e Kosovës se deri më 23 qershor 2025 duhet ta njoftojnë KQZ-në, respektivisht Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike se do të kërkojë certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicionit. Gjithashtu, brenda këtij afati, partitë politike duhet ta njoftojnë Zyrën, se nuk duan të certifikohen për pjesëmarrje në këto zgjedhje”, thuhet në njoftimin e KQZ-së. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Themelorja hudhi aktakuzën, Apeli urdhëron gjykim për drejtoreshën e Inspeksionit në Gjilan 15 minuta më parë
Kosova Rivarrimi me nderime ushtarake i dëshmorëve në Vrellë, familjarëve u dorëzohet Flamuri Kombëtar (VIDEO) 7 orë më parë
Kosova 250-vjetori i Ushtrisë Amerikane, Haradinaj: Trimëria dhe përkushtimi i tyre, frymëzim për ne 8 orë më parë