Partia Guxo mbështet institucionet e Kosovës për zhvillimet në veri NULL NULL 31.05.2023 21:19 31.05.2023 21:19 Partia Guxo ka dalë me një deklaratë lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit, duke thënë se mbështet plotësisht institucionet e Republikës së Kosovës në përpjekjet, siç thuhet, demokratike për qeverisje lokale, për rend, rregull dhe ligj. Njëri nga kryetarët e kësaj partie, Faton Peci, në llogarinë e tij në Facebook shprehet se “Guxo” po ashtu mbështet fuqishëm dhe qëndrimin e institucioneve se kryetarët e komunave duhet të punojnë nga objektet zyrtare komunale dhe se në çdo ndërtesë zyrtare e qeveritare duhet të valojë flamuri i shtetit të Kosovës. “Po ashtu, Partia Guxo mbështet komunikimin e sinqertë e të vazhdueshëm, bashkërendimin e bashkëpunimin e ngushtë të të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës me misionet e me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të cilin partneritet e bashkëpunim vëllazëror, Republika e Kosovës ka trasuar e ndërtuar rrugën e vet drejt lirisë, pavarësisë, demokracisë e zhvillimit të saj si shtet i pavarur, sovran e unik”, thuhet mes tjerash në postimin e Pecit. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haxhiu: Deklaratat e Qeverisë për vendimet e gjykatave, nuk paraqesin ndërhyrje në sistemin e drejtësisë 6 orë më parë