Partia e Putinit drejt fitores, pretendohet se kishte mashtrime në vota NULL NULL 20.09.2021 08:31 20.09.2021 08:31 Partia e Presidentit rus, Vladimir Putin, Rusia e Bashkuar, duket se do të ruajë shumicën e saj në zgjedhjet parlamentare të vendit, pavarësisht rënies së mbështetjes. Një sondazh parashikoi një fitore të fortë për partinë në pushtet. Kritikëve më të zëshëm të Putinit iu ndalua pjesëmarrja në zgjedhje, dhe ka pasur raportime të shumta për mbushjen e fletëvotimeve dhe votim të detyruar. por që komisioni zgjedhor hodhi poshtë këto pretendime, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv Në grupin e tij fillestar të rezultateve, komisioni tha se me 64 përqind të votave të numëruara, Rusia e Bashkuar kishte fituar gati 48 përqind, e ndjekur nga Partia Komuniste me rreth 21 përqind. Rusia e Bashkuar shpalli fitoren disa orë pasi u mbyllën votimet të dielën në mbrëmje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tahiri thotë se s’do të heqin dorë nga Komisioni Hetimor për kontratat njëburimore 20 minuta më parë
Kosova Kurti mori pjesë në ekspoziten e botimeve të huaja për Kosovën - “Kosova në gjuhët e botës” 30 minuta më parë