Partia e Ashkalinjve për Integrim viziton BIK-un për Bajram NULL NULL 21.04.2023 11:36 21.04.2023 11:36 Kryetari i Partisë së Ashkalinjve për Integrim, Qazim Rrahmani me bashkëpunëtorë e tij kanë vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit. Rrahmani kërkoi që besimtarët të jenë të bashkuar siç kanë qenë në muajin e Ramazanit. “Siç kanë ditur myslimanët të jenë të bashkuar gjatë muajit të Ramazanit, shpresoj që edhe në festë të jemi sa më të bashkuar dhe Ramazani të lë shenjë që të jemi sa më afër njëri-tjetrit dhe për ta ndihmuar e mirëkuptuar njëri-tjetrin. Kjo festë i bashkon gjithë njerëzimin, andaj në emër të komunitetit shprehi urimet më të sinqertë për të gjithë besimtarët mysliman por edhe për myftiun Tërnava”, është shprehur Rrahmani. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 14 minuta më parë
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 3 orë më parë